Uma Thurman e lumtur për xhirimin e filmit "Kill Bill".Thurman e lumtur për rikthimin për xhirimin e filmit “Kill Bill”.Quentin Tarantino i ka ngazëllyer fansat me njoftimin se është duke punuar në vazhdimin e tretë të filmit të arteve luftarake, i cili pritet të pushtojë kinematë në vitin 2014.

Dy filmat e mëparshëm u treguan shumë të suksesshëm duke grumbulluar 332 milionë dollarë nga paraqitjet e tyre në mbarë botën, ndërsa roli i ‘Nuses’, është roli më ikonik që Thurman ka luajtur ndonjëherë.

Kam biseduar me të (Tarantinon). Ai ende nuk e ka përfunduar skenarin.

Në fakt ende nuk e di nëse e ka filluar, megjithëse më ka treguar disa ide të tij dhe janë shumë të mira”, ka thënë Thurman, e cila do ta portretizojë sërish pas dhjetë vitesh karakterin e hakmarrëses në filmin “Kill Bill: Vol. 3”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here