Ulpiana-me-burrin-2

Dihet që puthjet publike bëjnë bujë, ndaj jo pa qëllim Ulpiana Lama në programin e saj të fundit festiv, “Pasdite në Top Channel”, ka vendosur të improvizojë një puthje televizive në studio me bashkëshortin e saj prej 14 vitesh, Ardian Lama. Në studion ku ishin të ftuar për të gatuar për natën e ndërrimit të viteve bashkë me Alban Dudushin, Bieta Sulon, Eno Popin dhe Olti Currin, ishte dhe Adriani, të cilin me qëllim Upliana nuk e prezantoi deri në momentin që ai e puthi për disa sekonda në buzë në mbyllje në programit.

“Që ta sqarojmë”, – tha ajo për publikun, – “jo çdokush mund të më ndalojë dhe të më puthë në rrugë, pasi ky është bashkëshorti im prej 14 vitesh”. Ulpiana Lama u shfaq si moderatore e “Pasdite në Top Channel” sezonin e kaluar, pasi publiku ishte mësuar ta shihte të dielave të sezonit si opinioniste në panelin e “E diell” në “Top Channel”, rubrikë që moderohej nga Alban Dudushi.

Shumë pak e dinë që ajo është e martuar Ardian Lamën, të cilin mund ta shihni në këto foto të tyre si çift. Me puthjen e tyre në ekran ata treguan se janë një çift pa tabu dhe që mund të bëjnë gjithçka pa e vrarë mendjen nga komentet e miqve të tyre, apo publikut në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here