Djali i vogël i presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, është fejuar. Kështu ka thënë një burim i afërt me çiftin, i cili ka shtuar se ai është fejuar me kunatën e vëllait të tij.
Tri vite më parë, saktësisht një vit pas vdekjes së Rugovës, në një ceremoni të madhe, i cila ishte organizuar në sallën “1 Tetori”, ishte martuar Mendimi, djali i madh i ish – presidentit, ndërkaq burimi ka thënë se dasma pritet që të jetë e një niveli të këtillë edhe për dasmën e tij.
Ai është fejuar me motrën e Blerina Kllokoqit – Rugovës”, ka thënë burimi.
Megjithatë ky burim nuk ka mundur që të saktësojë emrin e të fejuarës së Ukës.
Për Ukë Rugovën, kohëve të fundit është përfolur se do të fillojë edhe karrierën politike në partinë e babit të tij, LDK, por një gjë e këtillë ende nuk është konfirmuar.
Ndërkohë më parë, Uka është përmendur edhe si një biznesmen i suksesshëm, por për bizneset e tija ka pak informacione.
Pak informacione ka edhe për të fejuarën e tij, për të cilën ende nuk dihet, se çfarë profesioni ka./express/