Anëtarët e supergrupit irlandez U2 janë emëruar mbretër të parave të industrisë së muzikës, pasi kanë siguruar më shumë se 108 milionë dollarë në vitin 2009.

Turneu botëror “360” ka shtuar fitimet e bendit gjatë vitit të kaluar, duke i renditur katër anëtarët në maje të listës së Para-Fituesve të Billboard për vitin 2010.

Bruce Springsteen ndjek në pozitën e dytë me 57 milionë, derisa mbretëresha e popit, Madonna, e cila vitin e kaluar kryesoi, këtë herë është renditur e treta me 47 milionë dollarë.

Rokerët australian AC DC ishin fituesit e katërt më të mëdhenj të vitit kaluar, të ndjekur nga Britney Spears në pozitën e pestë me 43, respektivisht 38 milionë dollarë./Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here