Ka ngjallur mjaft debate bluza me shqiponjë në formën e një kryqi nazist, e cila u vesh dje nga politikani Nard Ndoka në spektaklin “Dance with me”

Pas një reagimi të vetë deputetit shqiptar, ku sqaronte se gjithçka ishte në kontekstin e spektaklit, piktori Aliaj ka bërë edhe sqarim të gjatë në profilin e tij në Instagram, ku e lidh shqiponjën në fakt me vetë realitetin shqiptar. Roberti nuk ka kursyer aspak kritikat ndaj të gjithë atyre që e konsideruan një pseudopatriot, ku u ka drejtuar atyre edhe disa pyetje.

Ja çfarë shkruan Robert Aliaj:

Patriotizëm vs pseudo patriotizëm ose “Patriotizmi Instant”. U desh një denoncim i realitetit të degraduar, nje shprehje e shqetësimit qytetar, artistik, një demostrim i të drejtës sime morale fondamentale, atë i të qënit i lirë, për te kritikuar masakren, përcarjen, mashtrimin, pabesine që kemi ndertuar ne keto 26 vjet, që të çirren maskat e patriotizmit një perdorimsh, patriotizmit instant. Pseudo Patriotizmit, që provokohet nga patriotizmi i vërtetë dhe jo nga litari që ka në fyt. Pseudo patriotët janë njerëz që përdorin patriotizmin si një mjet për të shtypur zërat e lirë. Në të vërtetë, qëndrimi jokritik, pa mënd, verbërisht dogmatik nën maskën e patriotizmit është mentaliteti më jopatriotik i imagjinueshëm. Patriotizmi instant është një supersticion i krijuar artificialisht dhe mbahet përmes një rrjeti gënjeshtrash dhe falsiteti, një paragjykim që i vjedh njeriut vetë-respektin dhe dinjitetin e tij, dhe amplifikon arrogancën dhe mendjemadhësinë absurde. Pseudo Patriotizmi është dobësi morale që na frenon të shprehim ate që mendojmë, ajo është po aq e rrezikshme sa veprimi i papërgjegjshem. Të mbështetësh të drejtën, kur ajo perceptohet si e papëlqyeshme, është një test i vërtetë i integritetit moral, dhe kjo vret vulgun. Kush janë patriotë të vërtetë, valëvitësit e flamurit apo thyesit e flamurit? Përgjigja varet nga konteksti dhe situata. Sepse patriotizëm i vërtetë do të thotë të menduarit në mënyrë kritike dhe të vepruarit me ndershëri pamvarësisht kostos Nëse ju nuk mund të respektoni të drejtën e mospajtimit atëherë ju jeni nuk Patriot zotërinj krenarë, Po për cfarë kjo krenari? QE EKSPORTOJME DROGE? QE NUK PRODHOJME ASGJE? QE EKSPORTOJME PROSTITUCION? QE SHESIM MOTRAT DHE NENAT TONA PER PARA? PER KRIMINALITETIN? PER KORRUPSIONIN? PER PARAZITIZMIN? PER BESEN E SHQIPTARIT QE I KENDOJME NATE E DITE? APO PER PABESINE? QE JEMI SHTETI ME I VARFER NE EVROPE? QE GATI 1 MILON JANE GREKEZUAR, JANE PAGEZUAR GREKE, PROSTITUUAR, KANE NDERRUAR EDHE MBIEMRIN DHE VINE ME BEJNE MUA LEKSIONE PATRIOTIZMI? PER PAPUNESINE TE JEMI KRENAR? QE DUAM TE GJITHE TE ZHDUKEMI NGA KETU? QE JEMI KOKEULUR, TE NENSHTRUAR?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here