CherlyKëngëtarja britanike, Cheryl Cole thotë se, vendosi të shkruaj autobiografinë e saj sepse ishte lodhur duke lexuar “gënjeshtra” për jetën e saj private.

29 vjeçarja, pak muaj më parë publikoi librin e saj autobiografik, ”Cheryl: My Story”.

Megjithatë, këngëtarja e pranon se plasimi i detajeve nga jeta e saj private nuk ishte një gjë e lehtë për tu bërë.

“Ishte një vendim i vështirë. Ishte një betejë me veten time sepse në të vërtetë unë jam person që e ruaj jetën private me shumë fanatizëm”,tha Cheryl për ‘MSN’.

Por, Cheryl thotë se ishte lodhur nga gënjeshtrat e shkruara mbi jetën e saj dhe e pa të arsyeshme se ishte koha për ta thënë të vërtetën e t’i qartësonte disa gjëra.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here