Cozman u largua ditën e djeshme nga Babastars dhe mesa duket ka një arsye të fortë pas këtij vendimi

Teksa thekson se Babastars do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij, reperi ka publikuar një listë me fitimet e secilit prej anëtarëve, ku shihet se pjesa dërrmuese shkon për Getoar Selimin, plot 39.00%. Ndërkohë Ylber Abdullahu, pra Cozman- i 8.00%, Visar Shala (Skivi) 27.00%, Agon Sylejmani (Agon Amiga) 22.00% dhe Asdren Zogaj (Dj Jungle) 4.00%.

“Mbështetësve të BabaStars, se nuk ju them fansa se jemi 1 familje të gjithë- ju kërkoj falje për ngjarjet që kanë ndodhur rreth grupit. Por një gjë dijeni, pavarësisht individëve, fryma e hip hop- it që ne e kemi kultivuar dhe Baba Stars, hip hop- i i vërtetë do të jetë gjallë gjithmonë. BabaStars është tatuazh në zemrën time, jo vetëm në qafë e unë jam shumë krenar për këtë gjë.” përfundon Cozman.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here