Dy vëllezërit Mozzik dhe Getinjo ishin të ftuar në puntatën e fundit të “Shiko kush luan”, ku janë vënë përballë lojrave e sfidave të ndryshme së bashku me të ftuarit e tjerë.

Gjatë sfidës “Paintball”, Getinjo dhe Mozzik u vunë përballë një pyetjeje të sikletshme. Atyre iu kërkua të tregonin emrin e personazhit shqiptar, për të cilin mendonin se ishte bërë i famshëm falë tyre.

Kështu, ata qëlluan mbi foton e reperit Fero, i cili dikur ishte anëtar i “On Records” ku Mozzik dhe Getinjo bënin pjesë.

Me këtë, dy reperët i hodhën një thumb Feros i cili ende nuk ka reaguar pas kësaj deklarate.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here