Mike Tyson dhe Evander HolyfieldDy legjendat e boskit, Mike Tyson dhe Evander Holyfield, kanë tundur duart e njëri tjetrin dhe i kanë dhënë fund zënkës dhjetëvjeçare gjatë të premtes.

Ish-miqtë u bënë armiq pasi Tyson kafshoi veshin e Holyfield gjatë luftës për titull dhjetë vite më parë dhe dyshja po thuajse nuk kanë komunikuar që atëherë.

Gjatë paraqitjes në shoun e Oprah Winfrey të hënën, Tyson ka thënë se ai kurrë nuk kishte mundësinë për t’i kërkuar falje në mënyrë të duhur rivalit të tij, duke thënë se komentet e tij në publik pas betejës nuk ishin të sinqerta.

Pasi kishte parë shoun, Holyfield kishte kontaktuar me Winfrey dhe i ka ofruar mundësinë të ulet me rivalin e tij në program, gjë që ndodhi të premten.

“Ishte vetëm tronditëse. Por nuk ishte aq keq sa e bënë më pastaj”, ka shpjeguar Holyfield, për të vazhduar: “Është e rëndësishme për të rinjtë rreth e rrotull botës të kuptojnë se ka konflikte në jetë… Kjo është një gjë që unë dhe Tyson dëshiruam, të pajtohemi, tu tregojmë fëmijëve se ne mundemi së bashku dhe e dimë se edhe ju mundeni”./Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here