Ish-supermodelja dhe tani udhëheqësja televizive Tyra Banks, thuhet të jetë në lidhje me një mashkull nga Bali.

“Është në tërësi dashuri në distancë të largët”, ka thënë një shoqe e saj.

Banks në nëntor të vitit të kaluar, është ndarë nga i dashuri i saj shumëvjeçar John Utendahl, dhe menjëherë pas kësaj ajo kishte shkuar në Kinë për të xhiruar sezonin e ri të shout të saj “America’s Next Top Model”.

“Ajo ka takuar të dashurin e saj të ri derisa ishte në udhëtim dhe pasi është kthyer në Nju-Jork, ajo prapë kishte vendosur që të kthehet në Bali për të qenë me të”, ka shtuar ky burim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here