Javë më parë pati zëra se marrëdhënia e çiftit Orinda Huta dhe Turjan Hyska kishte marrë fund. Në fakt këta ishin vetëm zëra, sepse në fakt mes tyre duket se gjithçka shkon më së miri.

Kureshtja ka qenë e madhe, nëse Turi dhe Orinda do të ishin bashkë në datëlindjen e këngëtarit dhe aktorit Ermal Mamaqi. Të dy kanë qenë së bashku në këtë festë, duke hedhur poshtë të gjithë zërat për një ndarje të tyren. Ata janë parë të lumtur dhe duke u përqafuar mes tyre. Pra, të gjithë fansat e Orindës dhe Turit mund të rrinë të qetë.

Ata janë bashkë. Orinda dhe Turi pjesëtari i grupit “Produkt 28”, i njohur gjithashtu edhe si moderator në disa programe televizive, aktualisht edhe drejtor Artistik në Tring Digital, vendosën ta konsolidonin lidhjen e tyre një vit më parë, duke ndarë të njëjtin apartament. Siç duket edhe pas një viti lidhja e tyre vazhdon të jetë e konsoliduar dhe pa asnjë shenjë për një ndarje të mundshme mes tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here