TunaKëngëtarja nga Shkupi Altuna Sejdiu-Tuna, së fundmi është angazhuar në përgatitje të albumit të saj më të ri, por nderkohë ajo po punon në një videoklip që do ta sjellë së shpejti, dhe po planifikon të jetë një ndër hitet verore.

Burimet e Indeksonline kanë mësuar se, këngës të cilës po ia përgatit videoklipin është bashkëpunim me të dashurin e saj, anëtarin e BabaStars, Ylber Abdullahun-Cozmann.

Përndryshe kënga është me tekst nga GhettoGeasy dhe produksioni ZzapnChriss.

Çifti një pjesë të videoklipit e ka xhiruar në Shkup dhe së shpejti pritet ta përfundojë realizimin e tij.

Gjithashtu Tuna ka postuar një foto në rrjetin social Instagram, duke shprehur dashurinë për një person anonim, por siç duket qenka një dedikim për rap këngëtarin Cozmann.

Tuna gjithmonë na ka befasuar me videoklipet e saj, dhe presim befasinë e rradhës rreth videoklipit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here