Altuna Sejdiu, këngëtarja e mirënjohur shqiptare nga Maqedonia, do të kurorëzojë sot dashurinë e saj me djalin e ambasadorit të Republikës Maqedonase, Blerim Rekën.

Pritet te jete një dasmë madhështore, kjo e të dielës mbrëma, e cila do të mbledhë në Shkup shumë prej miqve dhe të afërmve të çiftit. Ndërkaq, në kurorëzimin e kësaj ndjenje nuk do të mungojnë as personazhet publike.

Çifti i të dashuruarve ka vendosur ta ndërtojë në Prishtinë folenë e tyre familjare. “Bluetooth” shkruan se thashethemet që kanë kohë që qarkullojnë në shtypin rozë, pohojnë se kjo martesë erdhi si pasojë e shtatzënisë së këngëtares, duke qenë se vetëm pak muaj më parë ajo vetë deklaroi se nuk kishte në plan të martohej gjatë këtij viti dhe se i ishte përkushtuar tërësisht karrierës së saj.

E megjithatë, edhe këtë herë Tuna i ka mohuar zërat për një shtatzëni të mundshme./Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here