Në Gjykatën Themelore Shkupi 1, pop këngëtarja Altuna Sejdiu, e njohur si Tuna u divorcua zyrtarisht nga burri i saj i deritanishëm Rilind Reka. Divorci shkoi në një atmosferë të qetë dhe ishte caktuar pikërisht në ditëlindjen e 26 të këngëtares me stil të veçantë nga Shkupi.

Në seancën gjyqësore Rilindi kishte mbërritur me avokatin e tij, ndërsa Tuna fare nuk është paraqitur, përveç avokatit të saj. Pas një viti martese në Prishtinë, Tuna sërish u kthye në shtëpinë e saj në Shkup. 

Paralajmërimi i divorcit ndodhi në muajin prill, kur Tuna në profilin e saj në facebook kishte ndërruar statusin e saj nga e martuar, në vajzë të lirë. Ajo ishte martuar një vit më parë në një dasëm madhështore në “Aleksandar Palace” në Shkup. Rilindi jeton dhe punon në Prishtinë, i njohur edhe si pronar i një kafeterie.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here