Me siguri ju kujtohet një kohë kur nëpër rrjete sociale qarkullonin foto të ndryshme, në të cilat protagoniste ishin Nora Istrefi dhe Tuna Sejdiu, mikesha të cilat gati çdo rast e shfrytëzonin për të qenë bashkë.

Më parë ishte përfolur se mes tyre do të ketë dhe një duet, këngë ku tekstin dhe muzikën do e punonte këngëtarja Linda Halimi. I gjithë projekti ishte gati vetëm se pritej që këngëtaret të futeshin në studio për regjistrimin, por asgjë nuk u bë. E njëjta gjë po ndodh edhe me Genta Ismajlin, me të cilën Tuna shoqërohet dhe fotografohet sapo i jepet rasti.

Ishin bashkë për punë dhe pushime në Turqi, në kohën kur martesa e saj sapo kishte përfunduar. Thashethemet pa fund nuk kishin të ndalur mbi intimitetin e saj, kur ajo postoi në Facebook një foto, në të cilën shihej bashkë me Gentën në shtrat, për t’u dhënë edhe më shumë material mediave.

Por, çfarë ndodh më saktësisht mes Gentës dhe Tunës, pasi për momentin të dyja janë “single”… Burimet tona tregojnë se Tuna kohëve të fundit ka filluar të shoqërohet me Gentën, me të cilën më herët nuk ka pasur dhe shumë marrëdhënie të mira dhe i ka ofruar bashkëpunim, që ndoshta do të realizohet në një të ardhme të afërt. Dihet shumë mirë se çfarë rivaliteti po zhvillohet mes Gentës dhe Dafinës, me të cilën Tuna realizoi edhe një bashkëpunim, por ama nuk shihet të dalë në ndonjë mbrëmje, siç dilte më parë.

Tuna, për shkak se dëshiron të bëhet akoma më e popullarizuar, ka filluar të afrohet më shumë me këngëtaret më të njohura dhe më të suksesshme, të cilat mbledhin publik në të gjitha vendet ku këndojnë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here