Këngëtarja shkupjane Altuna Sejdiu, ka shpeshtuar vizitat e saj në Tiranë, në sajë të pjesëmarrjes në panelin vlerësues të “X Factor Albania.”

Gjatë fundjavës, ajo ka qëndruar në kryeqytetin shqiptar, ku janë zhvilluar aktivitete të shumëta kulturore, në kuadër të “Tirana Art Days”.

Për hir të këtij organzimi, drejt Shqipërisë kishin udhëtuar edhe personazhe të shumëta të njohura shqiptare, mes tyre edhe modelja Anxhela Martini, me të cilën është takuar Tuna.
Këngëtarja duket se e vlerëson shume Anxhelën, pasi në rrjetet sociale e ka përshrkuar si “femër e fuqishme” krahas fotografisë së tyre duke darkuar.

Ndërsa te fotografia e atyre të dyjva, Tuna ka shënuar: “Të dashur shqiptarë, shikoni çfarë keni”.

Krahas personaliteteve të njohura, Tuna ka takuar edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, për të cilin shprehet se ka respekt.

Pas Tiranës, destinacioni i Tunës ka qene Malmo, Suedi, ku mbrëmë ka performuar për fansat e saj shqiptar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here