Kush nuk i mban mend batutat e këngëtares Tuna, në audicionet e edicionit të parë të “X Factor Albania”. Këngëtarja nga Maqedonia, një nga më të shiturat e diskografisë shqiptare, që la mbresë tek audienca dhe u bë pjesë e pandarë një vit më parë në “X Factor”, ku pas pranisë në panel u shfaq disa herë si e ftuar në netët e live show-t të programit, këtë edicion ka ardhur me kohë të plotë në Tiranë për t’u bërë pjesë e pandarë e “X Factor”.

Tuna ka qenë prezente në panelin e jurisë gjatë audicioneve dhe do të jetë edhe gjatë netëve “live”, ku sigurisht ekspresiviteti dhe natyrshmëria e saj do të jenë edhe më evidente. Gjithsesi, ajo çfarë mund të themi nga këto foto është fakti se ajo mbetet mjaft sharmante dhe e dashur për ekranin!

Burimi:Vipat.info

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here