Tuna tallet me CurrinNjë fotografi e “zogut” 12 vite më parë, të cilën Olti Curri e publikoi në Facebook, duket se ka rindezur një sherr të vjetër mes Tunës dhe blogerit.

I njohur për ironinë e shfrenuar, gazetari e quajti këngëtaren “Ibrahimovic” duke nxjerrë në pah transformimin e saj falë operacioneve plastike.

Por me sa duket, Tuna nuk e ka lënë ti shpëtojë kjo batutë therrëse e “armikut” të tij të përbetuar.

Ndaj, besohet se edhe mesazhin e saj në Instagram, këngëtarja nga Shkupi ia ka adresuar pikërisht Oltit, duke ia kthyer me të njëjtën monedhë.

Tuna tallet me Currin

“Kurrë mos iu afro një demi nga përpara. Sikurse asnjë idioti nga ndonjë drejtim”, shkruan Tuna në foton teksa shihet mbi një dem.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here