Aktualisht është duke shijuar statusin e bashkëshortes, pasi ka vetëm pak muaj që i ka dhënë fund beqarisë së saj.

Të qënit bashkëshorte nuk e pengon absolutisht këngëtaren e suksesshme, Tuna që paralelisht më të, të zhvillojë edhe karrierën e saj. Ndërkohë është duke punuar fort për materiale të reja muzikore, pasi shumë shpejt ka në plan të nxjerrë albumin e ri.

Por, për suplementin “Bluetooth”, ne nje interviste, Tuna ka pranuar të na rrëfejë për të gjithë lexuesit marrëdhënien që ka me shtratin si shumë detaje të tjera… E pyetur nëse preferon të flejë me pizhama, të brendshme apo lakuriq, Runa shprehet se me raste i bën të dyja.

Preferoj të fle me të brendshme ose lakuriq, (qesh), ka raste edhe kur fle me rroba për variacion.”. Kurse pyetjes se cfarë bën tjetër në shtrat: ha lexon, sheh TV apo…?, Tuna nuk heziton ti përgjigjet “Eh, janë shumë gjëra që bëhen…”

Këngëtarja pranon të ndajë edhe shqetësimin që ka patur kohë më parë me pagjumësinë. “Ishte një periudhë kur isha insomniak i vërtetë dhe si pasojë më qëllonte të merrja ilaçe për gjumë, por fillova të bëhem e varur dhe nuk e bëj më”. / Anabel/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here