Tuna ndahet nga i dashuriKëngëtarja Tuna Sejdiu po vazhdon me suksese të reja. Muaj më herët ajo publikoi këngën “E boj nxehtë”, duet në bashkëpunim me Viganin, këngë të cilën e vizualizuan edhe me video. Ky bashkëpunim kishte shumë sukses sa që kënga akoma mbetet një hit i madh.

Pas kësaj kënge ajo në bashkëpunim me Getoarin dhe Medën, realizuan një këngë e cila pati një sukses të jashtëzakonshëm gjatë verës, pasi është një këngë vërtetë e nxehtë.

Edhe pse këngës nuk iu realizua klipi, videoja e animuar me foto në youtube po klikohet shumë.

U përfol me të madhe se këngës do i realizohet edhe klipi, por për shkak të obligimeve të mëdha që kishin dhe koncerteve të aranzhuara më herët, që të tre nuk kishin mundësi fizike të bashkohen dhe të realizojnë atë.

Në shtator, këngëtarja së bashku me të dashurin e saj vizituan Kubën dhe pas disa javësh u kthyen nga aventura e ëndrrave të tyre. Para se të nisej për në Kuba, Tuna kishte planifikuar që atje të realizojë një videoklip të ri. Duke pasur parasysh koston e shpenzimeve për një klip dhe shpenzimet e bartjes të të gjithë ekipit atje, sigurisht këngëtarja është larguar nga kjo ide.

Por, e gjitha nuk mbaron me kaq. Tuna ka realizuar edhe disa këngë të reja, të cilat pritet t’i publikojë nëpër xhirimet televizive me rastin e festave të fundvitit. Ndërkohë, gjatë fundjavës që e lamë pas, këngëtarja ka qëndruar në Bruksel ku është paraqitur në disa koncerte atje. Flitet se këngëtarja është ndarë nga Rilindi dhe tash vazhdon suksesin e përkushtuar në karrierën e saj.

Aranzhimi i koncerteve të saja nuk mbaron me kaq. Së bashku me Bleron dhe Greta Koçin, Tuna do të performojë në Shtetet e Bashkuara më 24 dhjetor për festat e fundvitit, kurse në ndërrimin e motmoteve ajo do të jetë e pranishme në një nga diskotekat shqiptare në Zvicër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here