Altuna Sejdiu, si fytyrë publike që është, jo rrallëherë shfaqet në media lidhur me jetën e saj private.
Por kjo duket se nuk e shqetëson shumë atë, aq sa cilësia e imazheve të saj që publikohen.

Të paktën këtë lë të kuptohet porosia e saj sarkastike në rrjetin social Twitter, ku ajo thotë se “mendon që këtyre paparacëve të komponuar taze, tu blejë nga një aparat me rezolucion të lartë”, në mënyrë që në herat e ardhshme kur e fotografojnë, të mund t’i zënë edhe detajet.

Ky reagim vjen pasi ditëve të fundit u raportua se Tuna është në fillim të një lidhje dashurie me anëtarin e labelit “Babastars”, Cozman.
Këngëtarja shkupjane ishte fotografuar në shoqëri të Cozman, derisa të dy janë dukur shumë të afërt dhe të lumtur në shoqëri të njëri-tjetrit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here