Pranimi apo jo i komunitetit homoseksual është një çështje e ndjeshme për shumë shoqëri në botë.

Edhe në vendin tonë, mendimet janë nga më të ndryshmet. Ka shumë persona të cilët nuk arrijnë t’i kuptojnë, e me këtë rast as nuk i pranojnë.Por jo pak prej artistave shqiptarë nuk janë kundër tyre. Më-nyra se si ata kanë shprehë pajtimin ose injorimin e tyre për këtë çështje ka qenë e ndryshme.

Por në një mënyrë fare të veçantë, Tuna ka shprehë mbështjetjen e saj për këtë komunitet. Ajo ka vendosur një foto në të cilën shihen këmbët e këngëtares, teksa ka të lyer thonjët me ngjyrat e ylberit, që njëherësh simbolizojnë edhe flamurinë e homoseksualëve. Poshtë fotos ajo ka shkruar, të legalizojmë homoseksualët.

Ajo gjithashtu shpjegoi se kishte nisur të dizajnonte ngyrat e ylberit por doli të ishte flamuri i homoseksualëve të cilët ajo i përkrahë. Edhe vet këngëtarja disa herë ka qenë kryeartikull në mediat rozë, të cilat supozonin se ajo është biseksuale, për shkak të disa fotove shumë provokuese të cilat publikoheshin me dhe pa dëshëshirën e saj me vajza të tjera “Nuk mund të më prishni me Rihanna-n”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here