Tuna lanson klipin “Nobody there”Eshtë lansuar pasi është përfolur shumë nëpër media, projekti i ri i madh i Tunës, një konstelacion artistik i paralajmëruar vetëm pak ditë më parë e që vjen si befasi për skenën muzikore.

“Nobody There” titullohet kënga me videoklip në gjuhën angleze e Tunës, e cila kësaj radhe vjen ndryshe, ama shumë ndryshe.

Një konstelacion artistik i realizuar në një video me plot sharm dhe me skena të pasura vallëzimi, e shfaqin Tunën më të thjeshtë dhe pa ekstravagancë, por duke demonstruar lëvizje akrobatike me Simone Pigliacellin, i cili merr pjesë si aktor në videoklip, e me të cilin këngëtarja e fioi edhe Dancing with the Stars 5.

Skenat e klipit që demonstrojnë luftën e Tunës ndër vite në skenën muzikore e ku ajo e sheh veten si më të madhen e fitimtare, i ka nxjerrë Max Production, në vet regjinë artistike të Tunës.

Muzika është punuar nga DaBeatFreakz, producentë me renome ndërkombëtare që prapa vetes kanë pasur edhe dhjetëra muzikantë të tjerë, e që më parë kanë punuar edhe me emra si Usher, Justin Bieber dhe Katy Perry.

Kostumografia është e veçantë. Me ndihmën e Joni Pecit, Tuna ka pasur garderobën e KTZ, brendit të njohur botëror që ka veshur emra si Jay Z dhe Rihanna, teksa kokorja e jashtëzakonshme që ka këngëtarja besohet të jetë punuar nga tetë persona nga Malakai, i cili së fundmi punoi me Madonnan, teksa më parë edhe me Rihannan.

Ky projekt i përmasave ndërkombëtare për Tunën vjen pas një pritje të gjatë pas projektit Pardon, teksa nuk dihet nëse këngëtarja vërtet do ta synojë tregun ndërkombëtar.

Ndryshe, ky projekt është vetëm paraprijës i videoklipit të radhës që do të vijë brenda pak ditësh, është dueti me të dashurin e saj, Cozman./Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here