Nuk ke ç’të thuash: Performanca e Tunës në spektaklin e javës së kaluar te “E diell” ishte e shkëlqyer.

Megjithatë, në të gjithë performancën e saj pati diçka si të parë edhe më parë. E në të vërtetë çfarë ishte në ‘déjà vu’ kishte të bënte me look-un e këngëtares.

Tuna, e cila përpiqet të sjellë performanca sa më origjinale nuk ishte munduar aq sa duhet, sepse i kishte bërë copy paste look-ut të këngëtares së momentit Adele në performancën “Set fire to the rain” në Graham Norton Show. Nëse u bën një krahasim të dyja këngëtareve ndryshimet përveçse ndryshojnë në formë dhe përmasa trupi, gjithçka tjetër rreth fustanit, stilimit të flokëve, make up-it është e njëjtë. A mund të jetë kjo një kopje e rastësishme?

Vështirë të thuhet, në një kohë që Adele konsiderohet si këngëtarja më e famshme e momentit, e cila ka zënë të gjitha kopertinat e revistave dhe klipet e së cilës shfaqen shpesh në të gjitha stacionet muzikore. Megjithatë fajin më të madh për këtë pjesë e ka stilisti që është ngarkuar të kujdeset për veshjen e këngëtares, i cili s’ka sjellë asgjë origjinale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here