Tuna ka vendosur që t’i bashkohet maratonës senzibilizuese ‘Vrapo për autizëm’, e cila do të mbahet të dielën në Prishtinë.
Ajo në bazë të fotografisë që ka postuar në llogarinë e Instagramit ka treguar se është pjesë e maratonës dhe mbart numrin “4802”, transmeton Telegrafi.
“Vrapo edhe ti për autizëm”, ka shkruar këngëtarja përbri fotos.
Nuk është vetëm Tuna, gjithashtu edhe fytyra të tjera publike i janë përgjigjur pozitivisht kësaj iniciative.