Gati një vit pas divorcit, thashethemet mbi jetën private të këngëtares nuk kanë të ndalur. Shtypi rozë në Maqedoni zbulon lidhjen e re të këngëtares me djalin e politikanit.

Ato shprehen kështu për Sejdiun: ‘’Ajo di të bëjë zgjedhjen më të mirë për sa u përket meshkujve. Është e vetmja këngëtare në estradë, e cila nuk përzgjedh meshkuj në moshë apo biznesmenë, por zgjedh fëmijët e biznesmenëve, politikanëve e ambasadorëve”.

Tuna Sejdiu, pas një martese të dështuar, siç duket ka filluar një lidhje të re. Në fakt, kjo lidhje si shoqëri kishte ekzistuar para se Tuna të martohet me Rilindin, djalin e ambasadorit të Maqedonisë në BE. “Bëhet fjalë për një shoqëri apo lidhje dashurie në mes këngëtares së njohur Sejdiu dhe Aleksandër Ruzhin”?

Me këtë titull gjatë kësaj jave janë hapur disa revista të njohura në mbarë Maqedoninë, ku aludohet se mes tyre po lind diçka e re, e cila është  më shumë se miqësi. Aty shkruhet: ‘’Këngëtarja është në lidhje me biznesmenin, i cili njihet në publik si një nga meshkujt më tërheqës, madje i njohur si ish i fejuari i këngëtares kroate, Antonija Sjola.

Dhe kur të gjithë kishin harruar skandalozen Tuna Sejdiu, si skena shqiptare ashtu dhe ajo maqedonase, këngëtarja këto ditë shihet që do e ‘’tundë’’ opinionin e gjerë. Sigurisht, të gjithë e kujtojnë dasmën glamuroze që bëri me Rilind Rekën, ndërsa para një viti kujtoni edhe divorcin e saj. Pas divorcit, të gjithë janë marrë me orientimin e saj seksual.

Pas këtyre filluan fjalët se këngëtarja e njohur është në lidhje me aktorin Blerim Destani, gjë që e përgënjeshtruan të dy së bashku. Këto ditë mbërrin edhe informacioni se momentalisht Tuna është në lidhje me biznesmenin e njohur, Aleksandër Ruzhin. Lajmin e bëjnë të ditur miq të afërt të Tunës dhe Aleksandrit, të cilët tregojnë se çifti është njohur në Prishtinë, vend ku Aleksi dhe Tuna qëndrojnë për shkak të impenjimeve. Si urë lidhëse siç duket ka qenë këngëtari Adrian Gaxha, i cili është mik i të dyve.

U munduam të kontaktojmë me këngëtaren, por ajo nuk ishte në gjendje të jepte ndonjë koment, ndërsa Aleksandri ishte më i disponuar të tregonte diçka më shumë: ‘’Nuk është e vërtetë se jam në lidhje me Tunën, ajo është vetëm një mike imja, njihem dhe kam një marrdhënie shumë të mirë edhe me ish-bashkëshortin e saj, Rilindin’. Duke marrë parasysh që Ruzhin pat përgë-njeshtruar edhe lidhjen e tij me Antonija Sholën vite më parë, nuk do të na befasojë nëse ndonjë ditë e zyrtarizon lidhjen e tij me Tunën. Tani për tani do u besojmë fjalëve të tyre se janë vetëm miq’’, – kështu shkruhet në njërën prej revistave më të shitura në Maqedoni, ‘’Svet’’.  /Panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here