Tuna, e fiksuar pas veshjeve të firmave të fortaAltuna Sejdiu (Tuna) është e fiksuar pas veshjeve të firmave të forta, aksesorëve, sidomos çantave dhe syzeve, përpiqet gjithmonë të nxjerrë në pah atë çka fsheh realisht brenda saj. Këngëtarja e sapomartuar këtë verë e pohon këtë në një intervistë për një gazetë shqiptare ku thekson market e njohura që pëlqen të veshë.

“Më pëlqejnë “Disquared”, “D&G” dhe “Gucci””, thotë ajo dhe shton se “E keqja tek unë vjen kur shfletoj revistat e modës, sepse më ndodh të fiksohem pas një veshjeje shumë, sa të nesërmen i hipi avionit dhe shkoj në Milano për ta blerë”.

Por siç thekson Tuna, çdo gjë e bën për një qëllim të vetëm, karrierën.

“Jam megalomane e vërtetë, pasi shpenzoj shumë, por gjithçka është e arsyeshme, kur është karriera në pyetje”. Në koleksionin e këngëtares janë aktualë aksesorët me gurë “Swarovski”, ndërsa syzet e diellit i konsideron si pjesë e imazhit ditor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here