

Disa prej tyre shkuan edhe më larg duke e lidhur arsyen e kësaj martese pikërisht me pritjen e një fëmije.
Por Tuna, me sensin e humorit që e ka shoqëruar gjithnjë duke mohuar kategorikisht këto thashetheme tregoi pwr Bluetooth se nëse do të kishin qenë të vërteta, ajo duhej të kishte lindur kushedi se sa herë deri tani…
Megjithatë kur e pyetëm në lidhje me numrin e fëmijëve që do të dëshironte të kishte, Altuna sërish nën shoqërinë e humorit na përgjigjet: “Do t’i bëj 7 djem Rilindit…”, një deklaratë kjo, shumë interesante dhe suprizuese.
Çifti simpatik i sapo martuar, që aktualisht banon në kryeqytetin kosovar, Prishtinën, ende nuk e ka kryer muajin e mjaltit.
Tuna na thotë se atë e kanë planifikuar për një kohë të dytë, duke qenë se tani të dy, si ajo ashtu edhe Rilindi i janë përkushtuar intensivisht karrierës. (Bluetooth)