Këngëtarja shkupjane Altuna Sejdiu – Tuna ka ndezë gjithë verën me hitin e saj të fundit, këngën “I Asaj”.

Prandaj edhe s’ka se si të mos ndizet vendi kur ajo është e pranishme. Gjatë gjithë kësaj sezone, Tuna ka qenë shumë e kërkuar nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore. Por, ndodhë që dashuria dhe vlerësimi i publikut të shprehet në mënyra të ndryshme, e madje edhe në mënyra që mund t’i shkaktojnë dhimbje e plagë dikujt.

Siç informon Indeksonline, Tuna ka kënduar të shtunën para një publiku të zjarrtë në Istog. Të zjarrtë në kuptimin e plotë të fjalës, pasi që nga fishekzjarrët që asnjëherë nuk kanë pushuar, këngëtarja ka marrë edhe disa lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar edhe vetë Tuna përmes profilit të saj në “Facebook”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here