Tuna digjet në zjarr në projektin e ri?Duket se këngëtarja më e suksesshme e viteve të fundit ka vendosur t’i thyejë të gjitha kufinjt.

Në orët e hershme të mëngjsit të së enjtës, ylli i muzikës moderne shqiptare, Tuna, është siguruar edhe një herë që të tërheqë vëmendjen.Në fotografinë e publikuar prej saj në Instagram, shihet Tuna teksa po qëndron mbi një territor të rrethuar nga një zjarr i madh.

E gjithë kjo përcillet nga një veshje spektakolare e këngëtares, e ku dallohet kokorja e jashtëzakonshme që ajo e ka të vënë.
Vetëm tri pika, ky është përshkrimi i Tunës. Me siguri bëhet fjalë për një projekt të ri ku Tuna tash luan me zjarrin, apo është ndonjë gjë tjetër? Kjo mbetet të shihet në orët në vijim, por Tuna si duket ka rezervuar një befasi të jashtëzakonshme për publikun. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here