Ndërkohë që afron data 21 dhjetor, ekspertët që merren me kalendarin Maya janë duke u munduar të bindin njerëzit që ata nuk kanë parashikuar ndonjë apokalips për fundin e këtij viti. Por duket që kjo nuk është shumë bindëse për këngëtaren shkupjane Altuna Sejdiu, e cila ka filluar numërimin së prapthi deri tek ”fundi i botës”. Nëpërmjet rrjeteve sociale, krahas pyetjes nëse përcjellesit e saj në Twitter kanë frikë, ajo ka përkujtuar se po afrohet data 21 dhjetor, e me këtë edhe ”apokalipsi”.

Prej disa muajsh në opinionin publik ka pasur informacione të bollshme që ua shtojnë njerëzve ankthin e fundit të botës më 21 dhjetor 2012.

Lidhur me këtë, NASA, organizata e vetme që merret zyrtarisht me kërkimet shkencore për planetin, kozmosin dhe universin në terësi, ka reaguar duke thënë: ”Planeti ynë ekziston prej miliarda vitesh dhe shkencëtarët në mbarë botën nuk shikojnë ndonjë rrezik lidhur me 2012. “

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here