Mediat kosovare, të shkruara dhe elektronike besojnë se dy këngëtaret super seksi, Tuna dhe Dafina Zeqiri, do të bëhen pjesë e ‘labelit’ të ri-ideuar të Getit, Baba Stars.

Mendohet se Tuna dhe Dafina Zeqiri do të jenë pjesa e bukur e Baba Stars në të ardhmen, pasi idetë dhe bashkëpunimet nga e kaluara kanë ndikuar që të vijë deri të ky bashkim.

Për më shumë, pritet të ndizen edhe spekulime tjera mbi jetën private të Tunës dhe Ledrit. Tuna në një intervistë një ditë më parë sqaroi arsyet e ndarjes nga Rilind Reka dhe pasi qëndroi së bashku me ish-të dashurin e saj, Ledri Vulën në Antalia, tani ky bashkim i Tunës me Baba Stars, ku bën pjesë dhe Ledri mund të duket mjaft i dyshimtë.

Sidoqoftë, bosi i ‘labelit’ Baba Stars, Geti, ka mohuar këto spekulime duke shkruar në profilin e tij në Facebook: “Hoho, hajde gazetat hajde me kon po bëj bashkëpunim fill me ata hi në Baba Stars aa…asnjëherë Baba Stars mbetet e njëjta s’ka femra njëherë për njëherë. Respekt”.

Nuk dihet vërtetësia e kësaj deklarate, mirëpo një gjë është e sigurt – Dafina Zeqiri në albumin e ri pritet ta ketë një bashkëpunim me Baba Stars, apo më mirë thënë me GhettoGeasyn (Getin).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here