Tuna dhe Cozman sërish bashkë U përfol shumë rreth ndarjes së Tunës dhe Cozmanit dhe të një ribashkimi të mundshëm.Vetë këngëtarja për mediat shqiptare kishte thënë se njerëzit ndahen dhe bashkohen, por se jeta vazhdon.

Ky pohim i saj duket se ishte paralajmërim për bashkimin e tyre, përkatësisht për vazhdimin e romancës aty ku e lanë.

Burimet të sigurta për Telegrafin kanë thënë se tashmë ata dy janë sërish bashkë.Madje, dje ata janë parë pasdite teksa udhëtonin së bashku me veturën e Cozmanit në drejtim të Fushë Kosovës, përkatësisht rreth orës 16:30 në lagjen Dardania të Prishtinës. Në një rast, Altuna Sejdiu i kishte dhuruar një puthje reperit kosovar.

Kjo dëshmohet edhe nga fotografitë e publikuara të Tunës në llogarinë e saj në Instagram, teksa shihet duke bërë selfie në veturën e reperit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here