Pas ndarjes së bujshme nga ish-bashkëshorti i saj, biznesmeni Rilind Reka dhe thashethemeve për seksualitetin e dyshimtë të saj këngëtarja maqedonase Tuna na bën të hipotezojmë për një lidhje të re dashurie.

Imazhi i fshehtë i kësaj enigme mban emrin e aktorit te famshëm hollivudian me origjinë nga Tetova, Blerim Destani. Kohët e fundit gjithnjë e më shumë të dy personazhet publikë kanë filluar të frekuentojnë njëri-tjetrin. Hera e fundit ka qenë festa e organizuar në Kosovë nga Eliza Dushku, ku Tuna dhe Blerimi u panë të hynin në sallë përkrah njëri-tjetrit e të qëndronin së bashku përgjatë gjithë mbrëmjes.

Nga ana tjetër fotot e pushimeve të tyre tregojnë destinacione të përafërta, qytete të mëdha të Europës dhe buzëqeshje rrezëllitëse në fytyrat e personazheve tanë. Ende nuk kemi një foto të përbashkët, por edhe nëse një e tillë vjen në ditët e ardhshme le të shpresojmë se nuk do justifikohet mediatikisht nën sloganin: “U takuam rastësisht”. /Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here