Tuna dhe Babastars, Cozman bashkë “e kallin” Tiranën Edhe pse shumë të përfolur për një goditje në romancën e tyre, edhe një herë ylli i muzikës moderne, Tuna dhe hip hop ylli i Babastars, Cozman, kanë dëshmuar të kundërtën.

Ata që edhe janë udhëheqësit e ekipit të menaxhmentit të tyre, “Fenix Team”, tash janë përkujdesur që edhe me shfaqjet e përbashkëta të hedhin poshtë spekulimet për jetën e tyre private.

“Arena Club” në Tiranë ishte lokacioni ku zbarkuan artistët për të performuar hitet e tyre të mëdha.

Rreth 3000 të pranishëm ishin në një prej klubeve më të mëdha shqiptare për performancën e Tunës dhe të dashurit të saj Cozman.

Ngazëllimin për ecurinë e suksesit të tij nuk ka mundur ta fshehë Cozman, i cili në rrjetin social Instagram ka publikuar një fotografi ku edhe shihet masa e madhe e njerëzve.

Nga ana tjetër Tuna po ashtu publikoi një fotografi, e ku në krah është pikërisht i dashuri i saj.
Që të dy raportohet se janë të fokusuar drejt punës për projekte të tjera dhe për komunikimin sa më shpejt të datave të turneut të verës 2015. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here