E ka urryer Tiranën. Këtë gjë Tuna e ka deklaruar gjatë një interviste te “Pasdite në Top Channel”. E ka urryer deri në atë pikë sa vizitat e saj nuk zgjasnin kurrë më shumë se sa koha që i merrnin angazhimet profesionale.

Mirëpo, pasi këngëtarja u ftua për t’u bërë pjesë e këngëtarëve të spektaklit “E diel”, duket se vizitat e shpeshta dhe qëndrimi më i gjatë e ka bërë të njohë disa anë të kryeqytetit shqiptar, të cilat e kanë lënë me gojë hapur.

Madje, kaq e kënaqur është Tuna nga jetesa në Tiranë, sa që po mendon seriozisht të jetojë përfundimisht këtu. Këtë të paktën ka lënë të kuptojë këngëtarja gjatë intervistës së saj. Megjithatë, siç i thonë fjalës së urtë: Nga e thëna në të bërë, është në mes një det i tërë.

Ndaj, nëse Tuna do të vendosë të jetojë përfundimisht apo jo në Tiranë, kjo gjë mbetet për t’u parë në vazhdim, transmeton Zhurnal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here