tuna-cozman-dhe-geti-e-kallin-ldquo-x-factorin-rdquo_hdTuna mbrëmë ndezi skenën e “X Factor” duke performuar një remiks të këngës së saj “Fenix” në duet me Cozman dhe Getin.

Këngëtarja shkupjane u shfaq me një pamje seksi, e mbyllur në një kafaz “zogjsh” ku performoi derisa lëshohej në skenën e spektaklit, ndërsa më pas në skenë u shfaqën edhe dyshja e reperëve kosovarë.

“Zogu” duket se do të debatohet shumë edhe gjatë këtij viti, edhe pse veç shfaqjes seksi dhe kafazit, performanca nuk pat elemente tjera për t’u përfolur.

Ndryshe nga Tuna, për Getin kjo ishte një nga paraqitjet e tij të rralla në skenën e ndonjë spektakli të madh.

Tuna pozon me stilistët para daljes në skenë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here