Tuna bashkëpunim me reperin amerikan Fatman ScoopKëngëtarja shqiptare Tuna, ka paralajmëruar lansimin e këngës më të re të cilën do ta realizojë në bashkëpunim me reperin amerikan Fatman Scoop.

Tuna së fundmi publikoi klipin e këngës së re “Nobody There” që vjen në gjuhën angleze dhe me këtë këngë ajo synon tregun ndërkombëtar.

Por duket se këngëtarja nuk është ndalur me kaq pasi tani paralajmëroi bashkëpunimin me reperin amerikan, fitues i MTV Video Music Award për Best Electronic Dance Music Video

Këngëtarja së bashku me të dashurin e saj, Cozman ditë më parë janë arrestuar për posedim droge në Tiranë, raportuan mediet në Shqipëri, por këtë lajm e mohoi çifti, duke thënë se ishin ndaluar nga policia rrugore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here