Tuna apel për bamirësiKëngëtarja shkupjane, Altuna Sejdiu, ka kohë që nuk është shfaqur në media.
Që nga mbarimi i “X Factor Albania, ajo ka pauzuar aktivitetet e saj, duke mos përjashtuar koncerte kohë pas kohe.

Megjithatë, ajo u qëndron pranë fansave të saj, nëpërmjet rrjeteve sociale.
Së fundmi, ajo ka shfrytëzuar popullaritetin e saj për një qëllim humanitar, duke I ftuar fansat që ka në rrjete sociale, që të ndihmojnë shërimin e një djali që ka nevojë për shërim jashtë vendit.

Debatik Shala është një djalosh vetëm 12 vjeçar i cili ka nevojë për ndihmë. Ai është i diagnostifikuar me Dg, Leucemia acuta lymmphoblastica high risk, me ç’rast i nevojitet transplantimi i palcës kurrizore që kushton 200.000 euro.

Tikut tashmë i duhen edhe rreth 150.000 euro për ta paguar shërimin, shumë kjo që është e papërballueshme për familjen e tij. Së fundmi janë organizuar disa ngjarje bamirësie për të mbledhur fonde të mjaftueshme për ta ndihmuar vogëlushin.

Bëhet apel që të gjithë ata që kanë mundësi për ta ndihmuar mund të kontaktojnë babain e Debatikut , Xhavit Shalën, në numrin kontaktues 044962773, në xhirollogarinë e Raiffeisen Bank: 1506011001728818 ose mund të dërgoni sms në Vala në numrin 55244.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here