Tulisa Contostavlos pendohet për të kaluarënAjo e pranoi se disa herë është djegur kur ka qenë fjala te meshkujt seksi dhe se me siguri që gabimi më i madh që e bënte ishte se shumë herët lëshohej në marrëdhënie seksuale.

Pasi që disa muaj të jetës së saj i shkuan duke kaluar ditë të tëra në gjyq meqë në publik dolën video-incizimet e saj duke kryer marrëdhënie seksuale, Tulisa Contostavlos tani e ka “kthyer trakën” dhe mendoi për të kaluarën. Ajo e pranoi se disa herë është djegur kur ka qenë fjala te meshkujt seksi dhe se me siguri që gabimi më i madh që e bënte ishte se shumë herët lëshohej në marrëdhënie seksuale, dhe për këtë gjë tani i ka rënë shumë pishman.

“Tani jam e rezervuar sa i përket seksit. Dëshiroj të ruhem për dikë të veçantë. Dëshiroj ta gjej dikë që do të më konsiderojë të barabartë me vetveten dhe do të më respektojë”, deklaroi kjo bukuroshe, shkruan gazeta “Zeri”.

Duke rikujtuar ditët e adoleshencës Tulisa Contostavlos e pranoi se kishte gabuar shumë shpesh. “Kam filluar të fle me meshkuj shumë herët, ende pa filluar lidhja dhe ata më linin menjëherë pas kësaj dhe nuk dëshironin të ishin me mua”, tha ajo. Por si duket tani ajo i ka disa rregulla kur bëhet fjalë për seksin dhe lidhjen.

“Nëse dëshiron dikush të kemi marrëdhënie seksuale duhet patjetër të jemi në një lidhje të gjatë. Duhet ta di a jam e dashuruar në atë mashkull, apo do të dashurohem në të ardhmen në të, para se ta bëj hapin e ardhshëm, para se të bëj seks me të”, tha Tulisa, e cila pra është penduar që ka kërcyer nga lidhja në lidhje dhe e pranoi se i mungon shumë kontakti fizik.

Ish-i dashuri i saj e kishte lënduar jashtë mase kur e publikoi video-incizimin e tyre. “E kam tejkaluar tashmë këtë gjë, por kam pasur shumë vështirësi. Kjo ishte gjëja më e vështirë që më ka ndodhur deri më tani mua dhe karrierës sime”, e pranoi në fund të intervistës për mediat amerikane, Tulisa Contostavlos.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here