Në mëdyshje për të kandiduar për postin e presidentit të SHBA nga radhët e republikanëve, miliarderi amerikan Donald Trump i ka bërë një ofertë të çuditshme Shtëpisë së Bardhë dhe vetë presidentit Obama.

Ai ka ofruar të ndërtojë një sallë valëzimi brenda Shtëpisë së Bardhë, e cila do të mund të kushtonte 100 milionë dollarë.

Meqenëse Obama është i detyruar që sa herë pret vizita të personaliteteve të larta të vendeve të rëndësishme, të ngrejë me jo pak shpenzime një tendë, tashmë të lodhur nga përdorimi dhe që ndoshta e marrin edhe me qira, unë do t’i ofroja mundësinë e ndërtimit të një salle shumë luksoze vallëzimi, e cila mund të kushtojë deri në 100 milionë dollarë”, ka propozuar miliarderi Trump.

Një sallë të tille Trump e ka ndërtuar në Mar-a-Lago Club di Palm Beach in Florida, e cila është një nga sallat më të bukura në botë e llojit të tillë.
Por edhe pse ftesa e Trumpit ka më shumë se një vit që është bërë, mirëpo nga ana e Shtëpisë së Bardhë nuk ka asnjë lloj reagimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here