Ai flet në emër të grupit dhe siguron që nuk do të mungojë doza e rebelizmit. As këtë herë, ‘trojanët’ nuk do të tradhtojnë muzikën e tyre.

Ngjashëm do të ndodhë edhe me tekstet. Aktualiteti e ngulfatjet në jetën shoqërore janë kryefjalë e albumit të tretë të rock grupit kosovar “Troja”. Ani pse ende nuk kanë caktuar datë, adhuruesit e këtij grupi do të dëgjojnë këngët e reja brenda muajve të ardhshëm.

“Troja” tashmë ka në “sirtar” pesë këngë të albumit të ri, që e paralajëmroi me singlin “Mbretëresha Kohë” në fund të vitit të kaluar.

Frontmeni i rock grupit të njohur kosovar, Bujar Berisha, ka paralajëmruar adhuruesit e “Trojës” se albumi i ri do të sjellë disa ndryshime por nuk do të dalë jashtë “vijës” së dy albumeve të mëhershëm, “People” (i realizuar më 2003) dhe “Amaneti i Clownit” (2009).

Berisha ka thënë se puna për realizimin e albumit të tretë ka nisur me t’u finalizuar “Amaneti i Clownit”.

“Ne kemi filluar punën menjëherë pas albumit të fundit dhe jemi duke punuar. Shpresojmë që së shpejti do ta finalziojmë albumin e tretë”, ka thënë Berisha, derisa ka shpjeguar më shumë për punën që është bërë deri më tani.

“I kemi pesë këngë të finalizuara dhe pesë të tjera të shkruara”, ka shtuar ai.

Sipas Berishës, “Troja” në “pakon” e re muzikore do të sjellë së paku dhjetë këngë të reja.

“Kënga “’Mbretëresha kohë” ka qenë një sigël paralajmërues. Planifikojmë që albumi i ri përgjithësisht të përmbajë më së paku dhjetë deri në dymbëdhjetë këngë”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here