triumfManifestimni Flaka e Janarit qe tradicionalisht mabhzet ne Gjilan, perfundoi me festivalin e muzikes popullore qe numeronte gjithsej 15 kenge dhe kengetar konkurues. Cmimi i pare Kesaj here iu nda Ilirides dhe perfaqesuesve te saj, Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj. Cifti tregon se idea per te qene konkurues ishte deshire qe te paraqiten se bashku me studentet e tyre nga Universiteti shteteror i Tetoves, si mundesi per te dale ne skene ne nje festival live me orkester.

Por, nuk eshte kjo e vetmja arsye. Idea qe ti kendohet Bardhosh e Jusuf Gervalles e Kadri Zekes, eshte emocion i vecante. Mbi te gjitha, vendimi i Shkodranit se cfardo cmimi qe marrin, ai do tu dedikohet femijeve te deshmoreve e bente dhe me me pergjegjesi paraqitjen ne kete festival sepse ekzistonte nje mision i qarte- shton Besiana.

Jemi teper te lumtur qe u vleresua puna jone me cmimin e pare te festivalit. Juria e perbere nga prof.mr Zulqifli Ziba perfaqesues nga Maqedonia; mr. Drita Kryerziu nga Gjilani dhe Minella Kureta, dretor artistik i Unionit Shqiptar, dhane votat maksimale per paraqitjen dhe intepretimin e kenges Per ju qan janari. Mbase, rralle por kesaj here, juria dhe publiku ( qe kesaj here tejkalonte kapacitetet e Teatrit ku mbahej manifestimi) ndane te njejtin vleresim, sepse duartrokitje frenetike shoqeruan intepretimin e kesaj kenge.

Cmimi do tu dedikohet femijeve me nevoje per tu dhene sado pak buzeqeshje dhe per tua zbutur mungesen e prindit. “Nuk mund te marr para nga kenget qe kendoj per deshmoret dhe nga cmimet qe vine  si vleresim  I interpretimit te kengeve per shpirtin e tyre“- thote Shkodrani.

Per Besianen, ky cmim vjen si I pari ne fillim te shekullit te ri per shqiptaret dhe ndjehet e lumtur, qe shoqerohej kesaj here nga studentet e saj, me te cilet punoi se bashku me Shkodranin me entuziazem. Mund te them  se kjo kenge paraqet dhe bashkimin kombetar shqiptar. Kenga e shkruar nga kompozitori Kol Susaj nga Shqiperia, interpretuar solistet e Kosoves e Maqedonise tregon sa te suksesshme rezultojne gershetimet e trekendeshit shqiptar. Kjo kenge, eshte interpretuar para shume vitesh nga shoqerise kulturoro-artistike, dhe per tu risjellur ne nje forme te re dhe ne nje nivel tjeter kerkohet mjaft perkushtim. Per strukturen e plote te kenges, jemi konsulutar me dy mjeshtrit Naim Gjoshi e Perparim Tomcinin, per te sjellutr modulacione dhe pjese te tjera qe e permbushnin kengen- thote Besiana, andaj te gjithe dua ti falemnderoj edhe butikun Arieta- Prizren e Eleganca- Tetove qe bene te vecante dhe paraqitjen skenike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here