Tribeca Film Festival (TFF) që organizohet cdo vit ne New York, këtë sezon vjen me një risi.

Të gjithë të apasionuarit do kenë mundësi që me 45 dollarë të ndjekin në internet 10 filma të këtij festivali.

Gjithashtu, abonentët e kësaj faqeje do kene mundësinë të shikojnë edhe disa filma me metrazh të shkurtër, intervista me aktorë e regjisore si dhe do votojnë për filmin e tyre të preferuar.

Ky është edicioni i nëntë i Tribeca Film Festival dhe do startojë më pjesën e fundit të sagës “Shrek”. Ndërkohë, Tribeca Virtual fillon në 23 prill me filmin e Edward Burns, “Nice Guy Johnny”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here