Ndjekësi i Paris Hilton, i cili është arrestuar të premten, mund të dënohet me tre vjet burg.

Sipas TMZ.com, veç tjerash, 31-vjeçari Nathan Lee Parada akuzohet edhe për hyrje pa leje në pronën e Hilton vitin e kaluar.

Gjykimi në lidhje me këtë çështje do të mbahet në muajin qershor, ndërsa këngëtarja dhe aktorja shpreson që të mos i përsëritet më ndonjë ndodhi e tillë e shëmtuar dhe e tmerrshme.

“Sa e frikshme, sapo u zgjova nga një njeri që tentonte të hynte në shtëpinë time duke mbajtur dy thika të mëdha”, kishte shkruar Hilton në Twitter në kohën kur ndodhi incidenti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here