Linda HalimiKëngëtarja Linda Halimi, po punon në realizimin e albumit të saj të pare ndërkombëtar.
Ajo dhe bashkëshorti i saj amerikan, Big D, kanë kohë që po qëndrojnë në SHBA.

Në prag të “shënimit” të tremujorit të pare atje, Linda ka ndarë me fansat e saj, disa nga ngjarjet më të rendësishme.
“Më 14 maj bëhen tre muaj në SHBA.Shumë gjëra kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe … studio, performancaq me legjendarin Stevie Wondre (që ishte mirëseradhja më e mire në SHBA), puna në album, 17 performanca live në të gjithë vendin dhe shumë gjëra që do të vijnë … “, ka shkruar Halimi, duke falënderuar të gjithë për dashurinë dhe përkrahjen.

Ndërsa, në një tjetë postim të saj, këngëtarja ka rradhitur bekimet në jetën e saj, duke shkruar:
“Faleminderit Zot për të gjitha bekimet! Fleminderit që më ke falë familjen më të mire në botë, bashkëshortin më të mire në botë, mundësinë të shkoj në vendet më të bukura në botë, të bëj punën më të mire në botë (këndimin), përkrahësit më të mire në botë, … dhe që ma ke lehtësuar rrugën drejt realizimit të çdo ëndrre!”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here