Të martën e 30 marsit, tre këngëtarë të njohur të skenës shqiptare kanë festuar përkatësisht ditëlindjet e tyre.

Kështu, Eneda Tarifa, Miriam Cani dhe Turjan Hyska kanë shuajtur qirinjtë e tortës në të njëjtën ditë. Dy të fundit kanë festuar përkatësisht përvjetorin e 25-të.

Këngëtarja Eneda Tarifa, përveç gëzimit dhe surprizave që iu bënë nga i fejuari i saj apo edhe të afërmit e miqtë, ka përjetuar edhe një tjetër emocion, atë të prezantimit të këngës së saj në festivalin “Top Fest”.

Ndërkaq, Miriami e ka festuar ditëlindjen me të dashurin e saj Alban Skënderaj, në Gjermani. Për sa i përket Turit, këngëtarit të grupit “Produkt 28”, (prezantuesit të emisionit “Mos u nxeh” dhe producentit të “Apartamentit 2XL”) veç urimeve ‘live’ nuk i kanë munguar edhe ato online nga fansat në profilin e tij në faqen e internetit Facebook. /Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here