Pas një kohë të gjatë pushimi, seriali “Tre gjermanët e trashë’ do rikthehet tek publiku kosovar.Regjisori Florent Mehmeti dhe skenaristi dhe aktorit Lirak Çelaj kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri të serialit.

Fillimisht ideja ishte që të nxjerrim një shfaqje e cila ka të bëjë me aktualitetet në vend. Ekipi ka qenë i njëjtë me shfaqjen ‘Tre gjermanët e trashë’, dhe në mënyrë instiktive kemi shkuar kah ajo shfaqje.

Kështu që me të drejtë mund të quhet kjo pjesa e dytë apo e tretë e kësaj shfaqjeje pasi shfaqja ‘Lufta Iliro-romake’ në aspektin konceptual ka qenë e ngjashme me shfaqjen ‘Tre gjermanët e trashë’. Kështu që në jemi duke bërë provat rreth kësaj shfaqje”, ka theksuar për “Infopress” aktori dhe skenaristi Lirak Çelaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here