Kur ka kaluar pak më shumë se një vit nga vdekja e djalit të tij, John Travolta kalon një tjetër tronditje.

John Travolta ka humbur dy qentë e tij pasi ata janë shtypur në aeroportin e Meinit. Pakujdesia e kujdestarit të qenve ka bërë që ata të goditen nga një transportues mallrash. Aktori 56 vjecar sapo kishte zbritur në aeroport me bashkëshorten Kelly Preston dhe fëmijët, kur një anëtar i stafit të tij vendosi të nxirrte shëtitje qentë.

Por një kamion i vogël që po afrohej në avionin e aktorit nuk i ka parë kafshët duke i shtypur. Menjëherë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa aktori nuk ka dashur ta komentojë këtë lajm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here