Aktori hollivudian, gjithashtu një pilot ekspert, John Travolta, do të jetë imazhi i ri i sigurisë në videot e avionëve A380 të kompanisë Qantas.

Këto janë videot përpara nisjes së fluturimit, të cilat u tregojnë pasagjerëve të gjithë masat e sigurisë së aeroplanëve.

Video nis me Travoltën e veshur si kapiten, duke thënë: “Përshëndetje, ky është kapiteni juaj që ju flet. Mbase nuk jam unë sot, por ju siguroj se i gjithë ekipi që ndodhet në bord kujdeset aq shumë sa unë për sigurinë e aeroplanit.

Fluturoj avionë prej 40 vitesh dhe mund t’iu siguroj, nuk ka asnjë tjetër që do të doja në kontroll përveç pilotëve të Qantas”.

Video nuk është pritur mirë prej punonjësve të kompanisë gjigante australiane, me disa prej punonjësve që janë ndierë të fyer nga përdorimi i fjalës ekip dhe jo ekuipazh.

”Duke përdorur fjalën ekip, duket sikur Travolta po i referohet punonjësve të një McDonalds”, protestoi Shoqarata e Punonjësve të Qantas.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here